Çfarë fshihet në mrekullinë e piramidave të Egjiptit?

Arkeologjia – Skanimet që përdorin ‘grimca kozmike’ për të zbuluar sekretet e Piramidës së Madhe të Gizës, synojnë kapërcejnë shekuj të mistereve të Egjiptit duke ofruar prova për strukturën dhe ndërtimin e tyre

Për më shumë se 4500 vjet, piramidat e Egjiptit i kanë mbajtur sekretet e tyre të fshehura thellë brenda labirintit të kalimeve dhe dhomave që gjenden brenda strukturave prej guri.

Por diskutimi afatgjatë nëse Piramida e Madhe e Gizës fsheh një rrjet të pazbuluar më parë të tuneleve pas mureve prej guri, mund të marrë përgjigje së shpejti.

Një grup kërkuesish kanë përdorur grimcat kozmike për të skanuar Piramidën e Madhe të Gizës dhe pritet ta mbarojnë punën e tyre në fund të këtij muaji.

Ata po i përdorin skanimet për të krijuar harta që do të zbulojnë strukturën e brendshme të piramidës 146 metra të lartë dhe thonë se kjo mund të ndihmojë në zbulimin e sekreteve të lashta që kanë qëndruar të varrosura nën gurë.

Dr. Zahi Hawass, kryearkeologu egjiptian dhe ish-kreu i antikeve në Egjipt, po punon me një skuadër kërkuesish francezë të cilët kanë kryer skanimet.

Ai tha: “Skanimet po vazhdojnë të kryhen dhe nëse ia dalim të gjurmojmë ndonjë nga tri dhomat që e dimë se ekzistojnë atje brenda, atëherë ne do të vazhdojmë punën”.

Vitin e shkuar skanimi termal identifikoi një anormali të madhe në Piramidën e Gizës, më të madhen dhe më të vjetrën e piramidave të Gizës dhe një nga shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë.

Ato skanime identifikuan tre gurë të afërt me fundin e piramidës, ku janë regjistruar temperatura më të larta se në gurët e tjerë.

Kjo çoi në teori që ato mund të fshehin një dhomë sekrete që ende nuk është zbuluar.

Një skuadër ekspertësh atëherë krijuan projektin ScanPyramid duke përdorur grimca kozmike, grimca të vogla subatomike që zakonisht prodhohen nga trupat e huaj kozmikë që përplasen me tokën, për të përçuar gurët e mëdhenj të Piramidës që peshojnë deri në 15 tonë.

Dr. Hawass ka qenë skeptik në të shkuarën rreth efektivitetit që kanë skanime të tilla.

Së fundmi, ai u përplas publikisht me egjiptologët britanikë mbi teorinë e tyre rreth një dhome sekrete që mund të fshihet pas mureve të varrit të Tutankhamun në piramidën e tij në Luginën e Mbretërve.

Duke shkruar në uebsajtin e tij vitin e shkuar, pasi Ministria e Antikeve në Egjipt lajmëroi rezultatet e skanimeve termale mbi Piramidën e Madhe, ai tha: “baza e Piramidës së Madhe është e prerë rreth tetë metra prej gurit dhe kjo mund të shihet qartazi në anën jugore të piramidës”.

“Do të ishte e pamundur të shihet një dhomë apo tunel në këtë vend pranë gurit. Nëse kjo dhomë ekziston, duhet të ketë një funksion dhe ngaqë ky nuk është rasti, pretendimi nuk është i vlefshëm”.

Por Hawass iu kërkua nga Ministria e Antikave të Egjiptit të drejtojë grupin e shkencëtarëve që do të ekzaminojmë skanimet me grimca kozmike. Ai u largua nga pozicioni i tij si kreu i ministrisë së antikave pas kryengritjes që rrëzoi Hosni Mubarakun.

Duke folur jashtë Piramidës së Madhe gjatë një vizite të ministrit aktual të Egjiptit për antikat, Khaled El-Anani, doktor Hawass tha se ai kishte shpresa se një tjetër varr mund të jetë i pazbuluar brenda piramidës.

Ai tha: “Na duhen egjiptologët të japin mendimin e tyre mbi këtë, përndryshe bëhen gabime”.

“Shpresoj që këto skanime do të na ndihmojnë të marrim informacion të saktë”, shtoi eksperti.

Piramida e Madhe mendohet të jetë ndërtuar si një varr për faraonin egjiptian Khufu, i njohur gjithashtu si Keopsi, i cili vdiq në vitin 2566 përpara Krishtit.

Ajo mendohet se është ndërtuar gjatë një periudhe 10 deri në 20-vjeçare prej rreth dy milionë tonë gurësh. E përfunduar rreth vitit 2560 para Krishtit, piramida përbëhet nga më shumë se 300,000 blloqe.

Muajin e shkuar, arkeologët zbuluan se skanime 3D po përdorin grimcat kozmike në piramidën 4500-vjeçare në varrezën mbretërore të Dashur-it.

Këto skanime zbuluan strukturën e brendshme të piramidës, duke treguar qartazi një dhomë të dytë rreth 18 metra mbi një dhomë më të ulët.

Disa kanë sugjeruar se faraoni Sneferu u varros brenda piramidës në një dhomë të fshehur, por skanimet më të fundit e kanë përjashtuar këtë mundësi.

Duke folur muajin e fundit, Mehdi Tayubi, president i Institutit të Ruajtjes Inovative të Trashëgimisë, që është pjesë e skuadrës që po kryen skanime, tha se testet e grimcave të Piramidës së Madhe të Gizës premtojnë të jenë po kaq të dobishme.

Ai tha: “Edhe nëse zbulojmë një metër kub boshllëk diku, do të ngrejë pyetje të reja dhe hipoteza që mbase ndihmojnë në zgjidhjen e pyetjeve të tjera më të mëdha”.

Ideja e kërkuesve është të gjejnë zgjidhjen e misterit të piramidave. Një përpjekje e ngjashme u bë 30 vite më parë, por ky është projekti i parë në nivel global që përdor teknologjinë më të fundit për të parë brenda piramidave.

Dr. Hawass gjithashtu tha se ai shpreson se do të zgjidhen përmes zbulimeve të fundit disa nga misteret më të mëdha të piramidave. “Sipas mendimi tim, Piramida e Khufu ende mban shumë sekrete”, u shpreh Hawass.

Aktualitet

Archives