Një flamur gjigant për kombëtaren shqiptare

Një flamur i gjigant kuq e zi, po përgatitet në Prishtinë. Ai do të shpaloset ditën kur Shqipëria do të përballet në ndeshjen me Francën, më 15 Qershor në Euro 2016, njofton Klan Kosova.

Ideja është nisur nga një i ri nga Dibra, me emrin Rinor Sllovas dhe flamuri do të shihet prej të gjithëve në ndeshjen e dytë të kombëtares shqiptare, në Kampionatin Europian.

Arsyeja se përse ky flamur nuk do të jetë në ndeshjen e parë me Zvicrën me 11 Qershor, është se përmasat e këtij flamuri nuk përballohen tribuna e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja.

Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona.

Edhe pse nisi si ide e Rinorit, gjatë rrugës ajo gjeti shumë përkrahës nga të tri shtetet ku jetojnë shqiptarët.

Ndihmë po jepet veçanërisht nga tifozët kuqezi. Projekti po realizohet me forcat vetjake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar rreth 15 mijë euro.

Aktualitet

Archives