Shpërthim në Stamboll, të paktën 11 veta humbin jetën

Stambolli është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim i fuqishëm në lagjen Veznexhiler, shumë pranë Bashkisë dhe Universitetit të Stambollit, raportojnë mediat turke.

Mediat raportojnë se deri më tani, 11 persona kanë humbur jetën, 7 prej të cilëve policë dhe 36 të tjerë janë plagosur.

Sipas raporteve fillestare, një makinë bombë u aktivizua me telekomandë ndërsa autobusi i policisë po kalonte pranë një stacioni policor.

Aktualitet

Archives