Nis mbledhja e dy qeverive Shqipëri- Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është pritur nga homologu i Kosovës, Isa Mustafa në prag të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Pas dëgjimit të himneve të dy vendeve, ka nisur edhe mbledhja e dy kabineteve qeveritare.

Mbledhja mbahet në ambientet e Bbiliotekës Kombëtare në Kosovë, ku gjatë saj pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje të fushave të ndryshme. Kjo është mbledhja e tretë mes dy qeverive.

Në orën 11:00, delegacioni shqiptar do të mbërrijë në Bibliotekën Kombëtare dhe brenda pesë minutave do bëhet radhitja e kabineteve qeveritare, sikurse edhe pritja e kryeministrave.

Në 11:10 do të zhvillohet pritja ceremoniale e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë kohë do të bëhet edhe intonimi i himneve kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës. Më pas kryeministrat Mustafa dhe Rama do të prezantojnë kabinetet.

Në orën 11:20 parashikohet të fillojë mbledhja e përbashkët e dy qeverive. Konferenca dy kryeministrave për mediat do të mbahet në orën 12:40.

Në orën 13:00 parashikohet dreka ndërmjet kabineteve, me pjesëmarrës kryeministrat, ministrat dhe delegacioni përkrahës prej 7 anëtarësh, ambasadorë, sekretarë dhe këshilltarë.

Aktualitet

Archives