Lu: Korrupsioni po ju shkatërron, të fortë blejnë drejtësinë, të varfrit janë viktima

Ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu ka folur sërish me tonë të ashpra ndaj për cështjen e korrupsionit në vend. Në prezantimin e gjetjeve te sondazhit ndaj korrupsionit në Shqiperi kryer nga bashkëpunimi i USAID dhe IDRA, Lu tha se korrupsioni po shkatërron jetët e njerëzve në Shqipëri dhe se të fortët blejnë drejtësinë ndërsa të dobetit janë viktima.

Ambasadori Lu tha se frymëzohet nga historia e një gruaje e cila vuajti në dyert e gjykatave për shkak të korrupsionit:

“Historia e një gruaje që ishte rrahur për shumë vite nga burri i dënuar për krime seksuale më frymëzon të flas për korrupsionin, pas disa viteve ajo vendosi ta linte të divorcohej. Ajo shkoi të kërkonte drejtësi por gjykatësi s’ja dha, ja dha kujdestarinë burrit dhe pasurinë.Pse duhet të vendoste një gjyqtar në favor të një personi të tillë.Korrupsioni po shkatërron jetët e njerëzve , sa nga ne kanë dëgjuar historia të tilla? Shumë”-tha ai

Diplomati Lu tha se politikanët arrogantë mendojnë se qytetarët nuk e kuptojnë debatin për Reformën në Drejtësi ndërkohë që tha se të fortët po e blejnë atë ndërs atë varfrit janë viktima

“Kam pasur një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk mund ta kuptojë debatin për reformën tipikë për arrogancën e politikanëve dhe elitën e politikës që besojnë se vetëm ata janë mjaftueshëm të zgjuar.Studimi tregon se problemet më të mëdha të korrupsionit vazhdojnë të mbetet te gjykatës prokurorë e doganierë. Ky përfundim e tregon se populli e kupton se ç’po ndodh me korrupsionin në vend.

Aktualitet

Archives