80- vjetori i lindjes së Bekim Fehmiut, Rama- Vuçiç: Gjurmë të pashlyera për shqiptarët e serbët

Një deklaratë e përbashkët mes Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe atij serb Aleksandër Vuçiç, për 80- vjetorin e lindjes së aktorit Bekim Fehmiu, më 1 qershor. Dy kryeministrat shprehin konsideratë për veprën e artistit dhe humanistit Bekim Fehmiu.

“Bekim Fehmiu ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve. Jeta dhe arti i tij, dëshmi se ne mund të komunikojmë e të mësojmë nga njëri-tjetri”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Bekim Fehmiu ishte një aktor shqiptar nga Kosova, i cili lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936 dhe vdiq më 15 qershor 2010, në Beograd.

Aktualitet

Archives