Dënohet “Kasapi i Bosnjës”, dretjësia shkon në vend…

Dënohet “Kasapi i Bosnjës”, dretjësia shkon në vend...I gjykuar për 11 krime të ndryshme, Radovan Karaxhiç, i njohur ndryshe edhe si “Kasapi i Bosnjës” është dënuar 40 vite burg për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Bosnjës, kur kishte qenë lideri i serbëve.
Ish-shefi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç u dënua të enjten nga një gjykatë ndërkombëtare me 40 vite burg për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Bosnjës.

Karaxhiç u njoh i fajshëm për gjenocid për masakrën e rreth 8 000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në korrik 1995, masakra më e rëndë në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Gjyqtarët megjithatë vendosën se nuk kishte prova mjaftueshëm për të kofirmuar, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, që një gjenocid ishte kryer në shtatë komuna të tjera të Bosnjës. Pra Karaxhiç nuk u dënua për një nga dy akuzat për gjenocid.

Ish-psikiatër, Radovan Karaxhiç, ishte në linjë të parë për zhvillimin dhe aplikimin e ideologjisë së serbëve të Bosnjës, gjatë një lufte që bëri më shumë se 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë të shpërngulur mes viteve 1992-1995.

Karaxhiç, 70 vjeç, i veshur me një kostum të errët dhe një kravatë me via blu, dëgjoi shpalljen e gjykimit me vëmendje.

Shumë viktima, ku të burgosur të kampeve dhe nëna të Srebrenicës, ishin të pranishme, si dhe diplomatë dhe gazetarë të të gjithë botës.

Radovan Karaxhiç është përgjegjësi më i lartë që gjykohet nga gjykata për krime të kryera gjatë kësaj lufte, pras vdekjes në vitin 2006 të ish-presidentit serb Slobodan Milosheviç.

– Spastrim etnik në Srebrenicë –

Karaxhiç ishte presidenti i rajonit serb të Bosnjës, Republika Serbe. Ai donte, sipas gjyqtarëve, të ndante Bosnjën dhe të ndiqte përgjithmonë myslimanët dhe kroatët nga territoret e pretenduara nga Serbët e Bosnjës.

Të mërkurën, ky njeri që u mbrojt vetëm në gjykatë, megjithatë i kishte deklaruar BIRN-it, një rrjet informacioni i Ballkanit, se “ka zhvilluar një luftë të vazhdueshme për të ruajtur paqen, të parandalojë luftën dhe të reduktojë vuajtjet për të gjithë njerëzit, pavarësisht fesë së tyre”.

Sipas gjyqtarëve, masakra e Srebrenicës hyn në kuadrin e spastrimit etnik të planifikuar nga Radovan Karaxhiç bashkë me gjeneralin Ratko Mladiç dhe Slobodan Miloseviçin pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Ai u njoh gjithashtu i fajshëm për persekutimet, vrasjet, dhunimet, trajtimet çnjerëzore apo transferimet e detyruara, kryesisht në rrethimin e Sarajevës, që zgjati 44 muaj dhe u vranë 10 000 persona, si dhe kampet e burgimit me kushte jetësore çnjerëzore.

Aktualitet

Archives