Përplasen 3 automjete në Lezhë, vdes shtetasi malazez

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur e dy të plagosur ka ndodhur pak pas mesnate në Lezhë, aksin e vjetër rrugor ish-Fabrika e Letrës-Ishull Shëngjin.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00.25, ku Audi A-4 me targë AA072FC, i drejtuar nga shtetasi Albert Delaj, i cili sipas policisë ka qenë në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin Audi A-6 me targë UL-AS 193 që drejtohej nga shtetasi Gazmir Mustafiç.

Si rezultat i  goditjes mjeti me targë UL-AS 193 ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin Benz me targë AA595LX që drejtohej nga shtetasia D.N. 44 vjeçe, banuese në Lezhë.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjeti me targë UL-AS 193 shtetasi Gazmir Mustafiç, 27 vjeç, banues në Ulqin , Mal i Zi.

Gjithashtu në këtë aksident kanë mbetur të plagosur edhe drejtuesja e mjetit Benz shtetësja D.N. si dhe pasagjerja në këtë mjet shtetasja M.Gj. banuese në Lezhë, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Albert Delaj, i cili dyshohet si shkaktar i aksidentit me pasojë vdekjen e një personi.

Aktualitet