Tragjedi – Mbi 700 migrantë humbën jetën në det në ditët e fundit

Më shumë se 700 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën në det në ditët e fundit si pasojë e mbytjeve të disa anijeve të nisura nga brigjet libiane.

Shifra është bërë publike nga agjensia për emigrantët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Anijet janë raportuara të mbytura në jug të Italisë të mërkurën, të enjten dhe premten ndërsa emirgantët po tentonin të mbërrinin në Europë.

Ngrohja e motit ka shtuar trafikun e anijeve në detin Egje duke bërë që mijëra azilkërkues nga Afrika, kryesisht sirianë të ndërrmarin udhëtimin për një jetë më të mirë në vendet e Europës.

Linja Libi-Itali është shndërruar në trajektoren kryesore të lëvizjes së emigrantëve përsa kohë marrëveshja mes BE dhe Turqisë ka sjellë reduktimin e trafikut drejt Greqisë.

Sipas UNHCR rreth 100 emigrantë raportohen të zhdukur nga mbytja e një anije të mërkurën,

550 të tjerë dyshohet se u mbytën të enjten në mëngjes disa orë pasi u nisën nga porti Sabratha i Libisë ndërsa trupat e 45 emigrantëve të tjerë u nxorrën nga deti në orët e fundit, por ka dyshime se numri i të mbyturve mund të jetë më i madh se 900.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë shpëtuar më shumë se 600 emigrantë një ditë më parë duke e çuar në 13 mijë numrin e të shpëtuarve vetëm gjatë kësaj jave të mbijetuarit janë tramsportuar në portet italiane të Tarantos dhe Pozzallos. on

Aktualitet

Archives