Avioni më i madh komercial në botë u soll në Doha

Avioni më i madh dhe më i fuqishëm komercial Airbus A350-1000 u soll në Doha dhe i është dorëzuar kompanisë Qatar Airways, raporton Anadolu Agency (AA).

Qatar Airways do të jetë aviokompania e parë e cila do të shfrytëzojë versionin më të ri të gjigandit të Airbus-it, ndërsa kreu i kompanisë katarase, Akbar al-Bakir, në solemnitetin në aeroportin në Doha tha se ky është një hap historik në aviotransportin.

Bakir paralajmëroi se Qatar Airways pret dorëzimin edhe të një avioni A350-1000 dhe të paktën tre muajt e ardhshëm do të jetë e vetmja kompani që në inventarin e saj ka avionin më të madh të pasagjerëve në botë.

“Pesë vitet e ardhshme planifikojmë të blejmë 41 avionë të rinj ndërsa në rast nevoje ky numër mund të rritet në 50”, tha Bakir.

Avioni më i madh në botë do të përdoret në linjën e Qatar Airways nga Doha drejt Londrës.

Aktualitet

Archives