Erdoğan: Do ta çrrënjosim organizatën terroriste FETO nga Ballkani

Presidenti Erdoğan: “Shpresojmë që me mbështetjen e miqve tanë do ta çrrënjosim organizatën terroriste FETO nga Ballkani”.

Erdoğan duke theksuar se FETO përbën një kërcënim serioz për Turqinë dhe Maqedoninë, tha se “Jemi të vendosur për çrrënjosjen e kësaj organizate nga çdo vendi i botës”.

Nga ana tjeter, Presidenti i Turiqisë, Recep Tayyip Erdoğan në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, iu përgjigj edhe një pyetjeje lidhur me zhvillimet në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan duke theksuar se në orët e mbrëmjes është zbuluar një lëvizje e forcave të milicisë shiite drejt Afrinit, tha se “Por më pas kur janë bërë të shtëna artilerike janë detyruar të këthehen dhe kjo dosje është mbyllur në këtë mënyrë”.

Presidenti i Turqisë Erdoğan në lidhje me grupet terroriste pro-regjimit të cilët janë munduar të avancojnë drejt Afrinit, më tej theksoi se “Dje në bisedimet e bëra me Putin dhe Ruhani, kemi një konsensuz në lidhje me këto çështje. E dini që organizatat e tilla terroriste ndonjëherë me vendimet që i marrin vetë hedhin hapa të gabueshme. Natyrisht që nuk është e mundshme që të mundësojmë këto gjëra. Do të paguajnë shumë rëndë çmimin.

Ndryshe, më 20 janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

Sipas Shtatmadhorisë së Turqisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Aktualitet

Archives