Non grata, Rama: Çlirim për Beogradin njohja e Kosovës

“Kush shqetësohet, le të shqetësohet, aq më tepër miqtë në Beograd që kanë agjendën e tyre, dhe në fund të ditës kur vjen puna tek Kosova nuk kemi dakordësi”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për Top Channel.

Duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me një president të përbashkët Shqipërisë-Kosovë e cila ka shkaktuar reagime në Serbi që kanë kërkuar ta shpallin persona ‘non-grata”, Rama tha se deklarata është nxjerrë nga konteksti.

“Së pari nëse do kishin nxjerr nga konteksti lajmin se unë do isha babai Zahos në vitin 2025 dhe jo përfaqësues i Shqipërisë, s’do isha ankuar asnjëherë, pasi do ishte lajm korrekt. Së dyti, Shqipëria do jetë patjetër deri në vitin 2025 në BE. Serbia nuk e di. Mbase imagjinata ime ka shkuar përtej kufirit të së mundshmes pasi ndoshta Serbia s’do ketë gjetur forcën të njoh Kosovën të pavarur dhe së treti sa i përket artikulimit tim, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, tha Rama,

Në lidhje me termin non-grata, Rama u shpreh se, “Unë nuk kam ndërmend që të qetësoj askënd. Kush shqetësohet, le të shqetësohet, aq më tepër miqtë në Beograd që kanë agjendën e tyre, dhe në fund të ditës kur vjen puna tek Kosova nuk kemi dakordësi dhe s’ka problem, por humbësit më të mëdhenjtë janë ata, sepse njohja  e Kosovës prej tyre do të ishte në radhë të parë për ta një çlirim shumë i madh”.

“Për sa i përket marrëdhënieve të jashtëm të Shqipërisë, unë besoj që 4 vitet e mandatit të parë, dhe  në këtë fillim të  mandatit të dytë, ne i kemi dhënë një dimension tjetër politikës së jashtme, një dinamikë tjetër dhe jemi të vendosur të shkojmë drejt zero problemeve me fqinjët”, por që problemet të jenë zero duhen të zgjidhen. Nuk mund të zerohen duke mbyllur syrin  sikur problemi nuk ekziston, apo duke hapur rrugën sikur s’ po të kalon aty një pjesë e problemit”, shtoi Rama.

Kryeministri u shpreh se reagimi i BE është normal për politikën që ajo ka. “Ajo që habit është reagimi i vendit tonë, dikush u ndje i kërcënuar, dikush u acarua, dikush mbeti i habitur.  Ajo ishte thjesht imagjinatë theksoi Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë vizitës në Kosovë u shpreh se do ishte bukur që në 20-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Shqipëria dhe pikërisht Kosova të kenë një President të përbashkët në formë simbolike. Ata

Aktualitet

Archives