Lëviz Ylli i NATO-s, simboli vendoset në selinë e re

Prej vitit 1971 , askush nuk e ka  lëvizur simbolin historik, pikërisht Yllin e NATO-s, i cili për vite me radhë ka qëndruar në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel. Por si pjesë e lëvizjes së zyrave të selisë në NATO-s, edhe ylli ka lëvizur drejt shtëpisë së re.

Ylli i NATO-s, i përbërë nga materiali i çelikut  është projektuar nga arkitekti belg Raymond Huyberechts si një busull stilizuar e  prerë nga dy qarqe, e cilat  përfaqësojnë Europën dhe Amerikën e Veriut.

Këshilli i Atlantikut të Veriut ra dakord për këtë propozim në 17 mars 1970. Dizajni është frymëzuar nga emblema e NATO-s, e cila ka qenë simbol i organizatës prej vitit 1953.

Ndërsa ndërtimi i selisë së re të Aleancës së Atlantikut të veriut,  filloi në vitin 2010, ishte planifikuar të përfundonte brenda këtij viti.  Ndërsa personeli dhe delegacionet e 28 vendeve anëtare të NATO-s , do të zhvendosen  në kompleksin e ri në fillim të vitit 2017. tch

Aktualitet