Qumështi çudibërës, ja si ndikon konsumimi i tij në lëkurë dhe shëndet

Qumështi është i mirë për shumë lloje të lëkurës, fillimisht ai përmban acid laktik që e pastron lëkurën dhe e le të butë. Njerëzit që vuajnë nga probleme si rosacea do të mund të përdorin prodhime me acid laktik pa frikën se do e dëmtojnë lëkurën e tyre.

Qumështi përmban edhe aminoacide që e mbajnë lëkurën të hidratuar, përmban antioksidantë dhe vitaminat A dhe D që e mbrojnë lëkurën nga dëmi ambientor dhe e luftojnë plakjen e lëkurës.

Qumështi e zbut lëkurën e ndezur kur aplikohet direkt në lëkurë, madje edhe nëse jeni alergjik ndaj laktozës do të mund të aplikoni qumështin në lëkurën tuaj.

Jo vetëm qumështi i lopës është i vyeshëm Si duket nuk është vetëm qumështi i lopës që ndihmon lëkurën por edhe qumështi nga burime tjera.

Qumështi i dhisë është super-hidratues dhe përmban acid laktik pasi qumështi i lopës. Produkte koreane kanë filluar të përdorin edhe qumështin e gomarit për të shëruar dhe zbutur lëkurën.

Aktualitet

Archives