Lajm i keq për Juventusin. Humbet dy futbollistë

Fitorja në derbi për Juventusin kishte një kosto të lartë dhe Higuain dhe Bernarderschi të dëmtuar në finalen e takimit.

Argjentinasi la fushën e lojës për shkak të një përplasje me portierin e Torinos Sirigu, pas së cilës është konstatuar një dëmtim në kavilje. Argjentinasi u largua dike çaluar dhe dyshohet se do të mungojë në takimin e kësaj fundjave me Atalantën në Serie A.

Më e rëndë duket situata për fantazistin italian, që në derbi zëvendësoi pikërisht Higuain dhe ndër të tjera dhe assist për golin e fitores. Bernarderschi ka një dëmtim në gju dhe kohët e rikuperimit mendohen jo më pak se 4-5 javë.

Në këtë pikë kritike të sezonit, Juve duhet të bëjë llogaritë me shumë dëmtime që kanë reduktuar zgjedhjet e trajnerit Allegri për të bërë formacionin.

Aktualitet

Archives