Tiranë – U mbajt takimi i Komitetit të Përbashkët Turqi-Shqipëri për Doganat

Në Tiranë, në kuadër të takimit të Komitetit të Përbashkët Turqi-Shqipëripër Doganat, është mbajtur një takim pune mes sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Doganave dhe Tregtisë të Republikës së Turqisë, Cenap Aşcıdhe përfaqësuesve të kompanive turke në Shqipëri dhe atyre shqiptare.

Takimi i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) dhe me mbështetjen e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, kishte në fokus problemet që hasin në doganat shqiptare dhe ato turke,bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, si dhe mbi zhvillimet e fundit ekonomike mes këtyre dy vendeve.

Kryesekretari i Përgjithshëm i Ministrisë turke të Tregtisë, Cenap Aşçı vuri theksin mbi problemet e mundshme që hasen në fushën e doganave, pasi sipas tij lehtësimet dhe shpejtësia ndikojnë për të rritur shkëmbimet tregtare.

Shqipëria dhe Turqia janë vende tranzit dhe ka mundësi për një tregti drejt vendeve të treta dhe kjo gjë është një lehtësim i madh për tregtinë. Ne si drejtues të autoriteteve doganore të dy vendeve takohemi të paktën një herë në vit për të diskutuar për problemet e mundshme që mund të ketë në fushën e doganave. Lehtësimet dhe shpejtësia ndikon në tregtinë mes dy vendeve. Ne kemi dëshirë që të rrisim shkëmbimet tregtare mes dy shteteve. Mendojmë që shkëmbimet tregtare momentalisht janë në një nivel jo të kënaqshëm për potencialet tregtare. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer mes autoriteteve të doganave të të dy vendeve“, theksoi Aşcı.

Ai u shpreh se mes Shqipërisë dhe Turqisë nuk ka probleme serioze përsa i përket sistemit të doganave.

Mes Shqipërisë dhe Turqisë kemi shkëmbime tregtare me vlerë 500 milionë dollarë, por ne këtë e shohim si shumë të pamjaftueshme dhe dëshirojmë ta rrisim. Pasi ne e shohim Shqipërinë si një vend fqinj edhe pse nuk jemi të tillë gjeografikisht. Ne kemi themeluar një komitet doganor mes dy vendeve në vitin 2016, por ai nuk është ende në fuqi. Një nga temat kryesore të diskutimeve është edhe siguria e shkëmbimeve tregtare dhe veçanërisht e trans tregtisë, pasi kur kemi të bëjmë me një tregti të tillë rriten edhe kërkesat për transportin e produkteve të paligjshme si armë, drogë, etj. Ne do të diskutojmë për rritjen e sigurisë në këtë drejtim. Krahas shkëmbimit të përvojave ne do të shqyrtojmë edhe për trajnimin e personelit të dy vendeve”, tha më tej Aşcı.

Takimi i Komitetit të Përbashkët Turqi-Shqipëri për Doganat, ka në fokus diskutimet për procedurat lehtësuese që do të mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Aktualitet

Archives