Kërcënimi i inspektorëve të UEFA-s, FSHF distancohet: Të zbardhet ngjarja

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për herë të parë pas kërcënimit të inspektorëve të UEFA-s që kërkuan dënimin e Skënderbeut, i implikuar në trukime ndeshjesh.

Në një deklaratë zyrtare, FSHF distancohet nga kjo ngjarje, ndërsa thekson se persona anonimë kanë cënuar integritetin moral dhe kanë shantazhuar inspektorët e UEFA-s në punën e tyre investigative.

“FSHF inkurajon autoritetet policore për të zbardhur deri në fund origjinën e këtyre telefonatave intimiduese dhe të dënueshme. Si në çdo moment, edhe këtë radhë ajo është e gatshme të bashkëpunojë me UEFA-n dhe me autoritetet përkatëse për zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes e cila duhet të vërë përpara përgjegjësisë ligjore autorët. FSHF shprehet e angazhuar maksimalisht në betejën kundër ndeshjeve të fiksuara. Federata e futbollit mbetet në solidaritet të plotë me UEFA-n në misionin e përbashkët kundër fenomenit të trukimit, duke ofruar çdo potencial të sajin bashkëpunues.Të tillë mekanizma kërcënues kanë vetëm një fund të sigurt, atë të ndëshkimit nga forca e ligjit” thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se më herët, UEFA denoncoi kërcënimin e inspektorëve të saj nga persona të afërt me klubin e Skënderbeut, akuza këto të mohuara nga klubi korçar.

Aktualitet

Archives