Dimitris Avramopoulos: Shqipëria ka bërë progres të madh

Komisari për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në BE, Dimitris Avramopoulos në një konferencë të përbashkët të hënën në Tiranë, me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi se. “Shqipëriaka bërë një progres shumë të madh vitet e fundit dhe tashmë ka një dritare e mundësi historike për ta lidhur fort të ardhmen e saj me BE-në.

Komisari e nisi fjalën e tij duke uruar që së shpejti t’a shohim Shqipërinë të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Shqipëria është pjesë e familjes evropiane historikisht, gjeografikisht dhe në kontekstin e paqëndrueshmërive gjeopolitike me të cilat po ndeshemi, ne ndajmë të njëjtat sfida me Shqipërinë. Veçanërisht në luftën ndaj migracionit të parregullt, mirëmenaxhimin e kufijve tanë dhe në luftën efikase ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit. Ne ndajmë një histori të përbashkët dhe e ardhmja jonë e përbashkët do të jetë evropiane gjithashtu”, deklaroi Avramopuluos.

Sipas tij, strategjia e Ballkanit Perëndimornxjerr në pah një agjendë ambicioze për Shqipërinë dhe gjithë rajonin dhe Shqipëria tashmë ka një dritare e mundësi historike për ta lidhur fort të ardhmen e saj me BE-në.

Pas bisedimeve dypalëshe, ata sigluan marrëveshjen statusore për bashkëpunim operativ ndërmjet Agjencisë Evropiane të Rojave Kufitare dhe Bregdetare dhe Shqipërisë.

Marrëveshja do t’i mundësojë Agjencisë të sigurojë asistencë në fushën e menaxhimit të kufirit të jashtëm, si dhe do t’u mundësojë ekipeve të Agjencisë Evropiane të Rojave Kufitare dhe Bregdetare të vendosen me shpejtësi në territorin shqiptar në rast të ndonjë ndryshimi të papritur të flukseve migratore.

Po ashtu, u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit mbi pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e drejtësisë së Bashkimit Evropian, mbështetur në vullnetin e palëve për të zgjeruar objektin e këtij Memorandumi në nisma konkrete në fushën e politikave kundër lëndëve narkotike.

Ministri i Brendshëm, Xhafaj deklaroi se vizita e Avramopoulos në Tiranë vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, në pritje të dhënies së miratimit zyrtar për hapjen e negociatave me BE-në.

Mësohet se një nga qëllimet e vizitës së zyrtarit të lartë të BE-së në Tiranë është nënshkrimi i një  marrëveshje mes policisë shqiptare dhe Frontex, Agjencisë së BE-së që mbikëqyr kufijtë tokësorë e detarë të zonës evropiane Shengen, në koordinim me vendet anëtarë të zonës Schengen.

***

Presidenti Meta në Ditën Ndërkombëtare të Radios: Radioja ka qenë dhe mbetemedia që mbërrin më shpejt dhe ndikon audiencën më të gjerë në botë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radios, zhvilloi të martën një takim, me gazetarë, komentatorë, folës, regjisorë, drejtues të ndryshëm radiosh, sportistë të radio-amatorizmit, etj.

Presidenti Meta duke iu drejtuar të pranishmëve u shpreh: “Për mua është privilegj e kënaqësi e veçantë dhe nuk mund të ikte kjo mundësi në këtë vit, që UNESCO e ka quajtur vitin e ‘Radios dhe të Sportit’, për t’iu ftuar ju të gjithëve për të qenë sot së bashku, që të nxisim më tej të rinjtë tanë, të merren dhe të angazhohen më shumë me sport për të luftuar veset, për të luftuar obezitetin, depresionin te fëmijët, te të rinjtë, te të gjithë shoqëria, por edhe për të promovuar arritjet e sportit tonë që shpresoj në këtë Vit të Skënderbeut do të jenë më të larta.

Gëzuar për 80-vjetorin e Radio Tiranës dhe gëzuar 20-vjetorin e Top Albania Radios, për të gjitha radiot në vendin tonë dhe mbi të gjitha për ata që themeluan jo vetëm Radio Tiranën, por gjithë këtë sistem që ne kemi sot mjaft pluralist dhe mjaft profesional! Uroj suksese për të gjithë komunitetin tuaj, për të gjithë gazetarët, teknikët, komentatorët e radios, për gjithçka që ju bëni për t’i shërbyer publikut! ”.

***

-Ushtria turke ndihmon flotën detare shqiptare

Komanda e forcave detare e krijuar me qëllim bashkëpunimin logjistik, teknik dhe  didaktik ndërmjet Forcave Detare turke dhe shqiptare i ka dhuruarFlotës shqiptare mjete transporti, si ambulanca, minibus, mjete zjarrfikës, kamionçina, të cilat u bënë pjesë e inventarit.

Këto mjete u dorëzuan gjatë një ceremonie të zhvilluar në Portin e “Pasha Limanit”.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Komandanti i Forcave Detare shqiptare, Ylber Dogjani ka vënë theksin në lidhjet e forta historike, miqësore dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Dogjani tha se bashkëpunimi mes dy  vendeve nuk kufizohet vetëm ne fushat didaktike, por edhe ato teknike.

Duke qenë se flota detare turke ka eksperiencë të gjatë në projektimin dhe prodhimin e anijeve, Dogjani ka shprehur dëshirën dhe vullnetin për të përfituar sadopak nga përvoja e flotës detare turke për shkak të zhvillimit të kësaj të fundit.

***

– Përurohet “Dhoma e Perceptimeve”për fëmijët me aftësi ndryshe, financuar nga TIKA 

Në Tiranë u përurua “Dhoma e Perceptimeve” në shkollën e arsimit special “Luigj Gurakuqi”, e cila u ndërtua nga Zyra e Koordinimit të Programit për Tiranën pranë TİKA-s.

Në ceremoni morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, M. Ahmet Yörük, bashkëshortja e tij, znj Ayşegül Erdal Yörük, zëvendësministrja e Arsimit, znj. Besa Shahini, zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi dhe koordinatori i TIKA-s , Özay Özütok.

Drejtues të kësaj shkolle dhe nga Bashkia e Tiranës falënderuan TIKA-n dhe qeverinë turke për projekte të tilla arsimore dhe jo vetëm, të cilat gjithnjë e më shumë forcojnë lidhjet dhe bashkëpunimet midis dy vendeve mike.

Lidhur me këtë investim shumë domethënës drejtori i shkollës, Elmaz Lala u shpreh se është mirënjohës ndaj qeverisë turke dhe institucioneve të saj për investimin e dhomës së preceptimit. “Kemi pasur edhe më parë investime në shkollën tonë, por ky investim është më i rëndësishmi, pasi do jetë një model në këtë drejtim”, përfundoi Elmazi.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Yörük në fjalën e tij tha se është sot këtu për të inauguruar këtë projekt të cilin e quajti si një projekt i rëndësisë së veçantë. “…Kur kemi të bëjmë me fëmijët nuk mund të lë pa thënë se dy vendet tona kanë marrëdhënie shumë të mira. Ne, me frymëzimin e marrë nga këto marrëdhënie duam t’i forcojmë ato me projekte më konkrete në të mirën e dy vendeve dhe popujve tanë. Një tregues i qartë i kësaj është edhe kontributi në këtë fushë, në të cilën Turqia ka një eksperiencë të shkëlqyer. Ne e dimë mirë se këto fëmijë kanë nevojë për një kujdes shumë të veçantë. Fëmijët në Shqipëri janë edhe fëmijët tanë. Në këtë pikëpamje ne jemi të lumtur nëse do i ndihmojmë sadopak këto fëmijë në formimin e tyre arsimorë”, përfundoi Yörük.

***

-Interesim për gjuhën turke në Shkodër

Studentëve të Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, para pak ditëve iu dha informacion mbi mësimdhënien e gjuhës turke si lëndë me zgjedhje në të gjitha fakultetet, bazuar në marrëveshjen dhe bashkëpunimin me universitetin.

Gjatë një takimi me ta u realizua prezantimi i institutit turk “Yunus Emre” si dhe u dha informacion mbi aktivitetet e tij.

Krahas kësaj u prezantua dhe u përgjigjën pyetjet e drejtuara nga studentët mbi “Mësimin e Turqishtes në Distancë” si një risi në fushën e mësimdhënies së turqishtes.

Pas takimit, u bë shpërndarje e posterave lajmërues për kurset e turqishtes 2018 në të gjithë fakultetet e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, dhurimi i revistave, botimet periodike të institutit, etj.

Nga ana tjetër, gjatë javës së kaluar në institutin turk “Yunus Emre” Shkodër është zhvilluar provimi i përcaktimit të nivelit (STS) për kurset e gjuhës turke të semestrit “Pranverë 2018”.

***

-Takimi i pestë i delegatëve të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (CCEE)

“Fe e përshpirtëri në marrëdhëniet ndërmjet të krishterëve e myslimanëve”. Kjo ishte tema e takimit të 5-të të delegatëve të Konferencave Ipeshkvnore në Evropë për marrëdhëniet me myslimanët, që u mbajt në Shkodër, nga 7 deri më 9 shkurt, ku morën pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare të besimit katolik, ortodoksë, myslimanë dhe bektashinj. Gjithashtu pjesë e kësaj konferencë ishin edhe ipeshekvë dhe klerikë të krishterë nga shumë vende të Evropës dhe të vendeve të tjera.

Ky takim i organizuar për herë të parë në Shqipëri me ftesën e kryeipeshvit  të Shkodër-Pultit,Mons. Angelo Massafra dëshmon interesimin dhe punën kapilare të Kishës Katolike në Evropë për dialogun me besimtarët e feve të tjera të pranishme në kontinent, posaçërisht me bashkësinë myslimane.

Tema e zgjedhur krijojë mundësitë për reflektimin teologjiko-shpirtëror dhe shkëmbimin e nismave dhe të praktikave të mira në marrëdhëniet me fetë e tjera.

Objektivi është që Islami të shikohet jo vetëm si tërësi normash e sjelljesh, por si fe, me përshpirtërinë e tij e me reflektimin e tij teologjik.

Gjithashtu vlen të përmendet, se po për herë të parë, delegatë nga kombe të ndryshme u takuan në Shqipëri, vend me shumicë myslimane, ku prekën tematika teologjike e shpirtërore, që lidhen ngushtë me Islamin dhe dialogun islamo-kristian.

Mons. Angelo Massafra, gjatë kësaj konference trajtoi kontributin që Shqipëria mund t’i japë Evropës në aspektin e dialogut ndërfetar.

“…Në Mesazhin e tij drejtuar Kombit Shqiptar (25 prill 1993), Shën Gjon Pali II na ftonte të mësonim artin e dialogut dhe të dëgjimit, edhe kur kjo do të thotë lodhje. Na kujtonte se pikërisht dialogu dhe dëgjimi janë çmimi i lirisë, sekreti i progresit të vërtetë moral dhe civil. Në 25-vjetorin e këtij fjalimi historik, e ndjej të them se bash këtë art të dialogut dhe të dëgjimit mund t’u mësojnë bashkësitë fetare të Shqipërisë bashkësive të tjera fetare të pranishme në Evropë. Realizimi i këtij takimi në këtë tokë të martirizuar për shumë kohë nga totalitarizmi ateist është rast për të ritheksuar se, për të shmangur paragjykimet, ndërgjegjja e tjetrit është themelore. Sot, në Shqipëri ka një frymë dialogu dhe pranimi – dhe në ndonjë rast edhe bashkëpunimi –dhe është e mundur të bashkëjetosh vetëm nëse respektohet tjetri dhe ligjet e Shtetit…”.

Në Konferencën Ipeshkvnore të Evropës mori pjesë edhe Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet në Shqipëri, Loreta Aliko, e cila tha:

“…Organzimi i aktivitetit me një temë të tillë domethënëse: Besimi dhe ana shpirtërore në revelatat midis të krishterëve dhe myslimanëve është një tematikë shumë domethënëse dhe është një nga principet bazë të punës së Komitetit të Kulteve në Shqipëri. Ne nxisim dhe promovojmë aktivitete të tilla…”.

Qyteti i Shkodrësnjihet botërisht për rolin e madh që ka luajtur historikisht dhe luan po ashtu për ruajtjen dhe kultivimin e mëtejshëm të bashkëjetesës, harmonisë dhe mirëkuptimit midis të gjitha besimeve fetare.

 

Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-

Aktualitet

Archives