Radio, media më e shpejtë që ndikon audiencën në mbarë botën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radios, zhvilloi sot në Tiranë një takim me gazetarë, komentatorë, folës, regjisorë, drejtues të ndryshëm radiosh, sportistë të radio-amatorizmit, duke apeluar për më shumë aktivitet sportiv nga ana e të rinjve shqiptar.

Presidenti Meta duke iu drejtuar të pranishmëve u shpreh se “Për mua është privilegj e kënaqësi e veçantë dhe nuk mund të ikte kjo mundësi në këtë vit, që UNESCO e ka quajtur vitin e ‘Radios dhe të Sportit’, për t’ju ftuar ju të gjithëve për të qenë sot sëbashku, që të nxisim më tej të rinjtë tanë të merren dhe të angazhohen më shumë me sport për të luftuar veset, për të luftuar obezitetin, depresionin te fëmijët, te të rinjtë, te e gjithë shoqëria, por edhe për të promovuar arritjet e sportit tonë që shpresoj në këtë Vit të Skënderbeut do të jenë më të larta”.

“Dita Ndërkombëtare e Radios, na mblodhi në këtë ceremoni, jo thjesht për të përkujtuar një datë simbolike, por edhe për të vlerësuar në radhë të parë kontributin e secilit prej jush dhe të gjithë atyre drejtuesve, gazetarëve e komentatorëve të mrekullueshme, por edhe teknikëve të palodhur të radios, që sot nuk janë më midis nesh”, tha Presidenti.

Këtë vit Radio Tirana feston 80-vjetorin e themelimit të saj, ashtu siç edhe një radio private, aq shumë e dashur për publikun, feston nesër 20-vjetorin e themelimit të saj.

Presidenti uroi gjatë fjalës së tij, gëzuar për të gjitha radiot në vendin tonë dhe mbi të gjitha për ata që themeluan jo vetëm Radio Tiranën, por gjithë këtë sistem që ne kemi sot mjaft pluralist dhe mjaft profesional. “Uroj suksese për të gjithë komunitetin tuaj, për të gjithë gazetarët, teknikët, komentatorët e radios, për gjithçka që ju bëni për t’i shërbyer publikut ” theksoi Meta. Ata

Aktualitet

Archives