SHBA, shkolla më e vjetër ushtarake pranon shaminë për studentet muslimane

Zyrtarët e Universitetit Norwich kanë theksuar se që nga semestri akademik i ardhshëm shaminë do ta konsiderojnë si pjesë e uniformave që veshin studentët ushtarakë.

Njoftohet se akademia e parë private ushtarake e Universitetit Norwich në SHBA ka pranuar kërkesën e një studenteje muslimane për hyrjen në mësim në vitin e ardhshëm arsimor me mbulesë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Universitetit Norwich, i cili njihet si një prej institucioneve arsimore më të vjetra në vend kanë theksuar se që nga semestri akademik i ardhshëm shaminë do ta konsiderojnë si pjesë e uniformave që veshin studentet ushtarakë.

Drejtuesit e Universitetit kanë njoftuar gjithashtu se kanë bërë ndryshime të cilat krahas kokës lejojnë edhe mbulimin e krahëve dhe të këmbëve për shkak të besimit për një student i cili dëshiron të studiojë në këtë shkollë.

Aktualitet

Archives