Sejko: Ekonomia e Shqipërisë do të vazhdojë të rritet

????????????????????????????????????

Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për shtyp deklaroi se sipas treguesve makroekonomikë, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në gjysmën e dytë të vitit 2017, ndonëse me ritme më të ngadalta se në gjashtëmujorin e parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sejko tha se rritja ekonomike vijon të mbështetet nga zgjerimi i aktivitetit të sektorit të shërbimeve, ndërsa inflacioni në vend shënoi një rritje të lehtë në tremujorin e katërt të vitit 2017.

“Politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka luajtur një rol të rëndësishëm mbështetës në trendin rritës të ekonomisë. Shëndeti financiar i bankave është në përmirësim të vazhdueshëm. Projeksionet tona për të ardhmen sugjerojnë një vazhdimësi të trendeve pozitive të zhvillimit. Ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë horizontit afatmesëm, e ndihmuar nga përmirësimi i ambientit të huaj dhe nga kushtet e favorshme të financimit në vend”, u shpreh Sejko.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duke iu referuar të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) tha se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.5 për qind në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, duke shënuar ngadalësim kundrejt normës mesatare të rritjes prej 3.9 për qind të gjashtëmujorit të parë.

Kujtojmë se Banka Botërore parashikoi një rritje ekonomike 3.8 për qind në Shqipëri për vitin e kaluar, 3.6 për qind në vitin 2018 dhe 3.5 për qind në vitin 2019.

Aktualitet

Archives