Samiti Turqi-BE do të mbahet më 26 mars

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i dërguan një letër Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

residenti Recep Tayyip Erdogan, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, vendi i të cilit është kryesuesja e radhës e BE-së, kanë planifikuar një samit në qytetin Varna të Bullgarisë më 26 mars.

Zëdhënësi i Këshillit Evropian, Preben Aaman në llogarinë e tij në Twitter publikoi letrën që Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker i dërguan Presidentit Erdogan.

Sipas kësaj Juncek dhe Tusk dhe Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, vendi i të cilit është kryesuesja e radhës e BE-së do të takohen me Presidentin Erdogan në qytetin Varna të Bullgarisë më 26 mars.

Në letrën e dërguar liderët rikujtuan mbledhjen mes Erdoganit, Tuskut dhe Junckerit të mbajtur vitin e kaluar më 25 maj në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës dhe bënë të ditur se pas kësaj mbledhjeje janë zhvilluar bisedime në nivel të lartë për çështjet e transportit, bashkëpunimit ekonomik, luftën kundër terrorit dhe politikën e jashtme.

Liderët përshëndetën edhe zhvillimin e marrëdhënieve të Turqisë me vendet anëtare të BE-së, ndërsa u tha se kryesia e Këshillit Evropian ka rënë dakord që takimi që do të mbahet më 26 mars të jetë në formën e drekës së punës.

Në letër gjithashtu thuhet se mbledhja në fjalë do të jetë një rast i mirë për përcaktimin e interesave të përbashkëta dhe për të biseduar në lidhje me zhvillimet e fundit në Turqi dhe se ajo do të shërbejë në përcaktimin e hartës rrugore për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve.

Aktualitet

Archives