Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 31 shqiptarë në pranga

Një operacion i gjerë ndërkombëtar është zhvilluar nga Italia dhe Shqipëria, ku në pranga kanë rënë 38 persona, 31 prej të cilëve shqiptare, teksa janë shpallur në kërkim katër persona me origjine marokene.

Mësohet se nga të ndaluarit, në total janë 31 shqiptarë, 5 marokene e 2 tuniziane dhe katër janë shpallur në kërkim. Mësohet se gjatë operacionit, janë kapur 130 kilogramë heroinë e kokainë, si dhe 300 mijë euro.

Në operacion ka marrë pjesë dhe policia shqiptare, që ka ndaluar 12 shtetas. Zv/Drejtori Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, tha gjatë një konference për shtyp se operacioni ka nisur që në fillim të vitit 2014 për t’u kurorëzuar gjatë këtij muaj. Ndalimet në vendin tonë janë bërë në Elbasan, Fier e Tiranë. Çipa tha se rrjeti i drogës përfshinte një zonë të madhe të Europës, duke nisur nga Spanja dhe duke vijuar në Itali, për t’u shpërndarë më tej në Holandë e Belgjikë.

Sipas asaj që bëri të ditur numri dy i Policisë së Shtetit, hetimet kanë filluar që në vitin 2014, ku është zbuluar edhe ekzistenca e një grupi kriminal, që kishte degët në Italinë Veriore dhe Shqipëri. Në vijim të hetimeve karabinierët italiane identifikuan furnizuesit shqiptarë dhe korrierët e tyre, të cilët transportonin drogën me automjete të modifikuara. Më tej, autoritetet italiane identifikuan rrjetin dhe shpërndarësit shqiptarë që vepronin në Itali, të cilët bashkëpunonin me marokene e tuniziane. Sipas hetimeve, krahas shpërndarjes se drogës ata kishin për detyrë edhe të fusnin në kamiona dhe autobusa shumën e parave të siguruar nga shitja e lëndës narkotike dhe t’i transportonin në Shqipëri.

Aktualitet

Archives