Nëse keni gjithmonë të ftohtë, kjo mund të jetë shenjë se jeni të sëmurë

Në qoftë se keni të ftohtë, sepse temperatura ka rënë për rreth 10 gradë celsius brenda ditës, kjo është normale, por në qoftë se dridheni nga të ftohtit ndërsa të gjithë rreth jush ndihen mirë, ky mund të jetë tregues i problemeve shëndetësore.

Për femrat është e zakonshme që ta kenë më ftohtë, dhe për këtë pjesërisht “e kanë fajin” psikologjia dhe ndjeshmëria më e madhe ndaj kushteve që mund të kontribuojnë në të ftohtë, thotë dr. Holly Phillips, transmeton Koha.net. Megjithatë, gjithsesi sigurohuni që një nga këto arsye të mos jetë fajtore që keni vazhdimisht të ftohtë.

Jeni tepër të dobët, keni peshë të ulët, më saktësisht kur BMI-ja (indeksi i masës trupore) është 18,5 ose më i ulët, kjo mund të nënkuptojë që automatikisht do ta keni më ftohtë. Arsyeja për këtë është se ju mungon niveli i duhur i dhjamit trupor kur jeni të dobët, i cili do t’ju “mbrojë” nga temperaturat e ftohta.

Çrregullim i funksionit të gjëndrës tiroide

Gjithashtu, nëse e keni vazhdimisht ftohtë, kjo mund të nënkuptojë se keni probleme me funksionin e gjëndrës tiroide, e cila i ngjan një fluture dhe është e vendosur në qafën tuaj.

“Nëse e keni gjithmonë ftohtë, kjo mund të nënkuptojë se ju mundon hipoterioza, që do të thotë se gjëndra tiroide nuk prodhon hormone të mjaftueshme”, shpjegoi dr. Phillips.

Dhe pa funksionimin e rregullt të kësaj gjëndre, metabolizmi juaj ngadalësohet dhe e parandalon funksionimin normal të trupit tuaj në prodhimin e sasisë së mjaftueshme të nxehtësisë përkatëse. Simptomat e tjera të kësaj sëmundjeje e përfshijnë rënien e flokëve, lëkurën e thatë dhe lodhjen.

Anemia

Nivelet e ulëta të hekurit në gjak janë shkaku më i zakonshëm i ndjenjës kronike të të ftohtit. Hekuri është një mineral kyç, i cili i ndihmon qelizat e kuqe të gjakut për ta qarkulluar oksigjenin nëpër trup, gjë që në fakt do të thotë se e bartin nxehtësinë dhe materiet e tjera ushqyese në secilën qelizë të organizmit tuaj. Pa hekur të mjaftueshëm, qelizat e kuqe të gjakut nuk mund ta kryejnë punën e tyre në mënyrë efektive, prandaj e keni të ftohtë dhe dridheni.

Qarkullimi i dobët (i gjakut)

Nëse këmbët dhe duart tuaja janë akull, ndërsa pjesa tjetër e trupit ka temperaturë normale, atëherë keni probleme me qarkullim të gjakut, që do të thotë se për shkak të problemeve të caktuara gjaku nuk shkon në gjymtyrë. Sëmundjet kardiovaskulare mund të jenë shkaktar për këtë, sepse kjo tregon se zemra nuk pompon gjak në mënyrë efikase, ose se bllokimi i arterieve e parandalon gjakun që të arrijë në gishta. Përndryshe, në qarkullim gjithsesi ndikon negativisht edhe pirja e duhanit.

Mungesa e gjumit

Mungesa e gjumit mund ta çrregullojë sistemin nervor dhe t’i frenojë funksionet në tru, të cilat ndikojnë në temperaturën e trupit. Ende nuk është e qartë se pse po ndodh kjo, edhe pse hulumtimet sugjerojnë se për shkak të gjumit të pamjaftueshëm zvogëlohet aktiviteti në hipotalamus, pjesën e trurit përgjegjëse edhe për rregullimin e temperaturës së trupit.

Shenjë e hershme e diabetit

Diabeti i pakontrolluar mund ta shkaktojë gjendjen e quajtur nefropati periferike, e cila ndikon në nervat që janë përgjegjëse për ndjenjën e prekjes në duart dhe këmbët tuaja, përcjell Koha.net. Ndihet mpirje dhe ndonjëherë dhimbje në duar dhe këmbë, dhe meqë këto nerva janë përgjegjëse për dërgimin e mesazheve tek truri juaj në lidhje me ndjesinë e temperaturës, duart dhe këmbët tuaja mund të ndihen të ftohta.

Nefropatia diabetike zhvillohet gradualisht, kështu që mund të jeni tërësisht të pavetëdijshëm për ekzistencën e saj. Por në qoftë se keni diabet ose keni simptoma të sëmundjes, tri të parat janë zakonisht urinimi i shpeshtë, lodhja dhe etja e intensifikuar, atëherë vizitoni mjekun tuaj.

Mungesa e vitaminave

Ndjesia e të ftohtit të vazhdueshëm mund të shkaktojë mungesë të vitaminës B12, e cila mund të gjendet në ushqime me origjinë shtazore dhe e luan një rol të madh në zvogëlimin e ndjenjës së ftohtësisë. Trupi ka nevojë për vitaminë B12 për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut të cilat e shpërndajnë oksigjenin në organizëm. Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemi, rënie të numrit të eritrociteve dhe përfundimisht ftohtësi.

Aktualitet

Archives