Vlahutin: Pranverë e rëndësishme për Shqipërinë

“Shqipëria i ka të gjitha shanset për të ecur përpara dhe për të hapur negociatat muajt e ardhshëm me Bashkimin Europian”, deklaroi sot në një konferencë për mediat, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Pas publikimit të strategjisë së re të zgjerimit në Strasburg për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Vlahutin vuri theksin te forcimi i shtetit ligjor duke fuqizuar institucionet demokratike.

Vlahutin tha se në qendër të gjithçkaje është dialogu. “Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e veta ndërsa opozita duhet të përfshihet në dialog në çështje të rëndësishme që kanë domethënie të madhe për vendin, për integrimin e tij në Bashkimin Europian”.

“Eshtë një pranverë i rëndësishëm për Shqipërinë. Opozita të angazhohet në mënyrë konstruktive në procesin demokratik. Po aq të rëndësishme janë fuqizimi i ekonomisë dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal”, u shpreh Vlahutin.

Ajo tha se “do të ketë investime të rëndësishme në fushën e arsimit dhe në energjitike, duke shtuar se “Shqipëria i ka të gjitha shanset për të ecur përpara dhe për të hapur negociatat”.

Vlahutin shton se mesazhi është i qartë, sa më shumë reforma në interes të shqiptarëve aq më afër do të jeni për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Ambasadorja Vlahutin vlerëson përparimin e bërë nga Shqipëria për reformën në drejtësi duke shtuar se duhet të vijohet me të njëjtën ritëm dhe shpejtësi.

“Sa më shumë reforma të zbatoni, aq më shpejt do të arrini. Reforma në Drejtësi është një punë e bërë përpara. Kështu ju mund të arrini vendet që tashmë i kanë hapur negociatat. Qeveria dhe opozita të punojnë deri në pranverë me konstruktivitet. Reforma në drejtësi ka nisur të zbatohet, kemi parë disa largime nga gjyqësori”, tha ajo.

Ajo shtoi se është ende herët që reforma në drejtësi të gjykohet, por e rëndësishme është të vlerësohet puna që po bëhet.

Deklarata e ambasadores Vlahutin erdhi pas prezantimit të Strategjisë së Zgjerimit të BE drejt Ballkanit nga komisioneri Johannes Hahn dhe shefja e politikës së jashtme, Federica Mogherini. Kjo e fundit përmendi dhe Shqipërinë, duke vlerësuar se vendi ynë dhe Mali i Zi kanë zbatuar 100% politikat e jashtme të caktuara nga BE. Sipas saj, e ardhmja e përbashkët është prioriteti me të cilin po punon BE, duke shtuar se nuk ka ende një datë të saktë për negociatat. Ata

 

Aktualitet