Reali në krizë para duelit me Paris SG

Reali nuk po shkon aspak me formën e duhur në duelet ndaj Paris SG në Ligën e Kampionëve, duele që do të vendosin fatin e këtij sezoni.

Barazimi 2-2 në fushën e Levantes në ligën spanjolle nuk ndihmoi aspak, përkundrazi, prishi edhe më shumë punë.
Madrilenët humbën më shumë terren në luftën për t’u kualifikuar për në Champions sezonin e ardhshëm, dhe po ashtu i hoqën vetes edhe më shumë shpresat për titullin kampion.
Kurrë ndonjëherë Reali nuk ka qenë kaq prapa Barcelonës në renditjen e kampionatit spanjoll, ndërsa I ka ndodhur vetëm një rast i tillë ndaj Atletikos së Madridit.

Trajneri Zidan shprehet se vazhdon të ketë besim tek ekipi i tij dhe se çështja e titullit nuk mund të quhet e mbyllur, por me shumë mundësi as ai vetë nuk i beson fjalët që thotë.
Kriza duket e plotë, bashkë me eleminimin nga Kupa e Mbretit, ndërsa ai që ishte ekipi më i mirë në botë, po kthehet në Realin më të dobët të historisë.
Sesa të tensionuara janë nervat e kampionëve e tregon fare qartë sjellja e Kristiano Ronaldos pas zëvendësimit.

Topi i Artë dhe lojtari më i mirë i vitit nuk duroi dot një kamera të drejtuar nga ai, ndërsa ishte i ulur në stol, ndaj edhe sulmoi kameramanin.
Portugezi kërkoi që të mos filmohej dhe që kamera të kthehej nga ndeshja, veçse thjesht tregoi nervozizmin që e ka përfshirë.
Me vetëm 8 gola deri tani, ai po luan sezonin më të dobët në La Liga, dhe po ashtu Reali nuk duket më mirë sesa ylli kryesor i tij.

Aktualitet

Archives