Ambasadorja Vlahutin: Reforma në drejtësi, kusht i qytetarëve

E pranishme në Konventën e Integrimit Europian, e mbajtur me praninë e shoqërisë civile, ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin është ndalur sërish tek reforma në drejtësi.

“Një hap shumë i madh është tani përpara nesh dhe ne të gjithë duhet të marrim frymë thellë dhe të ecim në nivelin tjetër. Niveli tjetër, më duhet t’ju them që do të jetë edhe më kërkues, por gjithashtu edhe më përmbushës. Kjo është një kërkesë nga qytetarët, nuk është thjesht një mekanizëm i integrimit dhe nuk është vetëm ajo që Komisioni dhe vendet anëtare kërkojnë nga Shqipëria. Është ajo çka qytetarët kërkojnë nga shteti”, ka deklaruar Vlahutin.

Në të njëjtin qëndrim u shpreh edhe ministri i Jashtëm Ditmit Bushati. “92 për qind e shqiptarëve në një anketë do të shpreheshin kundër status kuosë aktuale në sistemin e drejtësisë. Mesazhi i parë nga ky anketim është se kjo nuk është një reformë që kërkohet vetëm nga ndërkombëtarët, por në radhë të parë nga vetë shqiptarët”, tha Bushati.

Ndërsa kryetaria e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Majlinda Bregu ngrit shqetësimin për mosrespektimin e institucioneve nga politika. “Shqipëria nuk ka institucione që të respektohen nga institucionet politike dhe as institucione të qëndrueshme. Ato ndryshojnë me ciklet e pushtetit politik, sic ndryshon dhe administrata”, tha Bregu

Aktualitet

Archives