Rama: Shqipëria vetëm një hap larg hapjes së negociatave me BE-në

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference announcing the candidate status for Albania to the European Union in Tirana on June 24, 2014. Albania cleared the first hurdle on its long path to European Union membership on June 24, with the EU granting candidate status on the country's fourth try. Albania has failed to win the coveted status three times since 2009. AFP PHOTO / STRINGER (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Shqipëria është vetëm një hap larg hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, deklaroi të hënën shefi i Tiranës zyrtare në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që ai drejton…

Shqipëria është vetëm një hap larg hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i forcës politike në fjalë, bëri një pasqyrë të përmbledhur të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror të mbajtur javën e shkuar në Davos, ku u ndal në marrëdhënien e re me Greqinë, duke e cilësuar atë si hapjen e një faqeje të re të marrëdhënieve dypalësh dhe po ashtu foli për progresin në kuadër të procesit të Berlinit dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal. Dialogu me opozitën ishte një pikë tjetër e diskutimit me deputetët.

Në të gjitha takimet, u shpreh kreu i qeverisë, ishte e qartë për ne se Shqipëria ishte një hap afër çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Reforma në drejtësi, fillimi i punës për “Vetting”-un, dhe mbi të gjitha qartësia se tanimë ky është një proces që nuk ka shans të pengohet apo bllokohet janë një bazë solide për marrjen e një rekomandimi të pastër nga KE dhe për miratimin nga Këshilli Evropian të çeljes së negociatave për anëtarësim”, tha kryeministri.

Qartësia e krijuar tek të gjithë aktorët e faktorët kyç në raport me çeljen e negociatave, vijoi Kryeministri Rama, lidhur me pamundësinë e të bllokimit të reformës në drejtësi e të “Vetting”-ut, e konsoliduar me zgjedhjen e e Prokurores së Përgjithshme dhe me vet procesin  formimit të KLP dhe KLGJ-së përbëjnë një arsye shumë të fortë për Bashkimin Evropian për ta parë me optimizëm nga ana jonë fillimin e procesit historik të negociatave.

Edhe ecuria me pesë prioritete kyçe, tha më tej kryeministri, na vendosin në një pozicion të favorshëm, pasi Shqipëria konsiderohet se i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë.

“Progresi për 5 prioritetet e rezultati spektakolar në luftën kundër kanabisit dhe të gjithë hapat që vijojnë të hidhen me përpikmëri në raport me të gjithë kalendarin e detyrave përbëjnë edhe një arsye të fortë për të ndarë me opinionin publik të vërtetën e thjeshtë se fantazitë e ushqyera nga frika e një pjese të spektrit politik dhe propaganda me demek kapjen e drejtësisë janë dokrra. Sepse askush e jo më BE apo SHBA nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpjekjes për të kapur drejtësinë”, deklaroi Rama.

Dialogu me opozitën, mazhoranca nuk do të jetë asnjëherë pengesë

Opozita, u shpreh kryeministri, ka të drejtën e vet të ketë një kalendar e një axhendë që nuk përputhem me fokusin 100% që e gjithë klasa politike duhet të ketë për garantimin e hapjes së negociatave. Por ai theksoi se, ne kemi detyrimin të vazhdojmë të përpiqemi për të krijuar kushte për dialog me opozitë.

Dialogu, vijoi ai, zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar, publik e të përbashkët të të gjithë përfaqësuesve politik. “Por nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë vijimësisht në një pozicion antihistorik, kjo është një përgjegjësi e saj”, deklaroi Rama.

Ai kërkoi angazhimin e opozitës për reformën zgjedhore, ndërsa siguroi se maxhoranca nuk do të jetë asnjëherë pengesë për dialogun me opozitën. “Por në temën e reformës zgjedhore uroj të ketë dialog, proces dhe të ketë sens urgjence nga palët për të mos i lënë çështjet e reformës në momentin e fundit, u shpreh kryeministri.

Dialogu me Greqinë, së shpejti një dokument i ri strategjik

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në dialogun që po zhvillohet mes Shqipërisë dhe Greqisë në qendër të së cilit janë, sipas tij, tema të cilat prekin harkun e 70 viteve duke filluar nga ligji absurd i luftës e duke vazhduar me tema që janë të një rëndësi të veçante.

“Jemi në një moment pozitiv në dialogun me Greqinë. Sikundër e shprehu publikisht edhe kryeministri grek pajtohem me përshtypjen se momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik mes dy vendeve është shumë afër”, deklaroi kryeministri.

Posaçërisht, nënvizoi Kryeministri Rama diskutimet por trajtojnë çështje që i përkasin komunitetit çam për të pasur lëvizje të lirë e të papenguar nga historitë e të shkuarës dhe për të pasur akses të plotë ligjor lidhur me çdo pretendim për sa i përket të drejtave të pronësisë.

Një tjetër temë diskutimesh tha Rama ka të bëjë me lehtësimin e të gjithë marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve që kanë emigruar në Greqi. Diskutimet do ti japin zgjidhje burokracive mbi lëvizjen e lirë apo çështjes së vulës apostile. Kryeministri informoi po ashtu se dy ministritë e brendshme ajo shqiptare dhe ajo greke pritet të nënshkruajnë edhe një marrëveshje lidhur me administrimin e pikave doganore.

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, keqardhje për qëndrimin e Presidentit

Kryeministri Edi Rama theksoi në fjalën e tij para deputetëve socialist se qeveria shqiptare po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit për zyrtarizimin e përdorimit të gjuhës shqipe. Rama shprehu keqardhjen për qëndrimin e presidentit maqedonas, i cili nuk dekretoi ligjin. Por theksoi kryeministri, qëndrimi i tij nuk ishte surprizë dhe as mund të jetë bllokues.

Më tej, kryeministri komentoi edhe dialogun Greqi-Maqedoni, për të cilin tha se Shqipëria e sheh me shumë simpati ecurinë pozitive të procesit të dialogut mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Shpresojmë, tha ai, të ketë një finalizim të negociatave të vështira që do t’i hapnin rrugë Maqedonisë për të rifilluar procesin e integrimit evropian dhe në NATO”, deklaroi Kryeministri Rama.

Vrasja e Oliver Ivanoviç, nuk do të ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi

Vrasja e Oliver Ivanoviç nuk do të ndikojë në dialogun Kosovë Serbi. Kryeministri Edi Rama informoi se gjatë bisedës së zhvilluar me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, kishin rënë dakord se vrasja e përfaqësuesit të njohur të komunitetit serb nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës e Serbisë, duke theksuar se qeveria Shqiptare mbështet fuqimisht këtë dialog.

Kompani serioze po hedhin sytë veçanërisht drejt Shqipërisë

Në funksion të procesit të Berlinit e të rritjes së bashkëpunimit rajonal në çdo aspekt jemi besimplotë se tanimë po futemi në një fazë të re, që siç u konstatua edhe në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, ka një rritje të ndjeshme të interesit të kompanive të huaja për të investuar në rajon dhe posaçërisht në Shqipëri.

Çelja e negociatave, u shpreh më tej Kryeministri, do të impaktojë edhe në aspektin ekonomik siç ka ndodhur edhe në vendet e tjera. “Një vend që negocion anëtarësimin është një vend me besueshmëri shumë të lartë edhe për investitorët”, deklaroi kreu i qeverisë.

Bushati: Fondet e BE-së për bujqësinë Shqiptare, tregues i ecurisë pozitive

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati e konsideroi një hap përpara financimin e fondit të BE për zhvillimin e Bujqësisë në Shqipëri dhe një mundësi për fermerët shqiptarë për tu aksesuar në fondet e komunitetit evropian.

Në fjalën e tij, Bushati tha se “në kuadër të informimit të grupit dhe përpjekjeve paraprake që po bëjmë është për t’u vlerësuar ajo çfarë ka bërë Ministria e Bujqësisë së bashku me AZHBR, për sa i përket fondeve të IPARD-it, sepse është një hap përpara në këtë drejtim, ç’ka do modernizojë bujqësinë shqiptare dhe t’u japi mundësi dhe fermerëve shqiptar për të aksesuar fondet fondet e komunitetit Evropian”.

Më tej, Bushati kërkoj që nën shembullin e Ministrisë së Bujqësisë edhe institucione të tjera të jenë aktive për të qenë pjesë e programit të financimit të BE-së.

“Shpresoj shumë se shembulli dhe puna që ka realizuar Ministria e Bujqësisë në këtë periudhë ta ndjekin dhe institucione të tjera në funksion programeve të tjera komunitare që i japin mundësi jo vetëm agjensive shtetërore, por dhe grupeve të ndryshme të interesit jo vetëm për të qenë më aktiv, por për të qenë edhe pjesë e programeve të financimit të Bashkimit Evropian”, theksoi Bushati. /ATSH

Aktualitet

Archives