PD kërkon rezolutë në Kuvend, për votën kundër SHBA-së në OKB

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë për mocion me debat lidhur me çështjen e votës së Shqipërisë kundër qëndrimit të SHBA-ve për Jerusalemin në Asamblenë e OKB-së.

PD kërkon që të rishikohet vota e datës 21 dhjetor 2017, ku vendi ynë mbështeti rezolutën, që shkonte kundër linjës së presidentit Donald Trump për Jerusalemin.

Por, opozita e përjashtoi këtë të fundit, duke e quajtur një proces të vonuar dhe që nuk është trajtuar në kohën e duhur. Opozita ka përgatitur një projekt rezolutë për ta votuar në Kuvend e për të ndryshuar votën e Shqipërisë në Asamblenë e OKB-së për Jeruzalemin e për t’u bashkuar me vendet që dolën në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk duam ta diskutojmë më këtë çështje. Ne kemi një qëndrim tashmë politik për votën e Shqipërisë kundër Shteteve të Bashkuara në OKB”, deklaroi deputeti i PD-së, Edi Paloka.

“Jemi të shqetësuar nga vota pro ‘Për statusin e Jerusalemit’”, argumenton PD.

Në kërkesën e Partisë Demokratike nënvizohet se Kuvendi duhet të informohet brenda një muaji për çështjen në fjalë.

Aktualitet

Archives