Ja arsyeja e largimit të Neymar nga Barcelona

Dani Alves, në një intervistë për faqen e internetit të FIFA-s, tregon arsyen pse Neymar kërkonte largimin nga Barcelona.

“Neymar, së bashku me Messin, është një nga lojtarët më të mirë në botë. Por, kishte nevojë të largohej nga hija e Messit. Të luash me dikë të pakrahasueshëm si Messi është fantastike, por gjithmonë pyet veten nëse je i mirë vetë apo luan mirë nga tjetri që ke në krah. Mendoj se mundësitë për të fituar trofe individualë rriten kur je larg dikujt si Messi”, shpjegoi mbrojtësi i djathtë i PSG.

Aktualitet

Archives