Kotzias: Çështja çame, nuk është objekt diskutimi

Në kulmin e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë, për adresimin e çështjeve që shqetësojnë dy vendet, ministri i Jashtëm grek ka deklaruar prerë se në tryezën e bisedimeve nuk është çështja çame.

Madje ai shkon edhe më tej duke e mohuar që një gjë e tillë të përbëjë çështje, pasi për të është diçka e mbyllur.

Këtë deklaratë Nikos Kotzias e bëri gjatë përgjigjes që i dha deputetit të opozitës, George Kumutsakos, lidhur me përmbajtjen e bisedimeve të fundit mes Kotzias dhe homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Ai deklaroi se dialogu konsiston në adresimin e atyre çështjeve mbi të cilat ka pasur mosmarrëveshje dhe vijojnë të mbeten të pazgjidhura prej 70 vitesh.

Kreu i diplomacisë greke shtoi se zgjidhja e këtyre çështjeve do të ishte me përfitim reciprok për të dy vendet.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se ka një “përmirësim spektakolar të klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare, që është rezultat i dialogut të vazhdueshëm në të dy anët dhe dëshmohet tani nga veprime të prekshme”.

Aktualitet

Archives