In memoriam: NDËRROI JETË ZOTËRI KASEM GJONI

Të gjithë atyre të cilëve do ti vije ky lajm, dhe në të njëjtën kohë e kanë njohur Kasem Gjonin, menjëherë do të thonë: vdiq një zotëri i vërtetë. Dhe njëmend ishte një njeri i mirë, i cilësuar me një sjellje elegante dhe manierizëm të bukur.

Ka jetuar i qetë, pa u imponuar. Përherë i gatshëm t’i ndihmonte të tjetrit. E dijë se askush nuk do të thojë se Kasemi, madje edhe pa qëllim, për 73 vjet të jetës së tij në këtë botë kalimtare, ia ka bërë ndonjë të keqe.

Kasemi është shkolluar në Kosovë: shkollën e mesme e ka kryer në Gjilan, ndërsa fakultetin ekonomik në Prishtinë. Ka punuar në ekspoziturat e bankave te Kosovës dhe Jugobankes, në të cilat ushtroi detyrën e drejtorit.

E ka dashur gjuetinë dhe peshkimin, vendlindjen e vet Seliten, një vend bukur dhe i paqëshëm, dhe mbi të gjitha familjen e tij më të gjerë dhe atë më të ngushtë.

E si edhe jo kur nga martesa e tij me Hadixhen, një grua të vyeshme dhe të bijën e reis ul-ulemas së Malit të Zi, hafiz Shyqyri ef Bakallit, kanë lindur dy djem të mrekullueshëm, Edini dhe Admiri, të cilët me shtat dhe sifat më së tepërmi i përngjajnë babait të tyre.

Neve të cilët e kemi njohur dhe të cilët ishim në shoqëri të tij do të na mungojë mirësia, gjerësia dhe buzëqeshja e tij.
Lavdi i përmotshme qoftë për zotëri Kasem Gjonit, ndërsa familjes së tij sabri, përparimi dhe mirëqenia!

Lutemi që Zoti i Gjithëmëshirshëm t’ia dhurojë banimin në Xhennet.

Xhenazja do të bëhet të enjten në orën 14 në vendlindje të tij, Selitë. (Mustafa Canka)

Aktualitet

Archives