Kalin: Turqia dëshiron një Bosnje të sigurtë dhe stabile

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin tha se retorikat separatiste assesi nuk shërbejnë në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin deklaroi se Turqia dëshiron ta sheh Bosnje-Hercegovinën si një vend i sigurt dhe stabil.

Zëdhënësi Ibrahim Kalin pas pjesëmarrjes në një panel në kryeqytetin Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës pati një takim edhe me përfaqësuesit e mediave.

Në prononcimin e tij Kalin tha se retorikat separatiste assesi nuk shërbejnë në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit, ndërsa shtoi se Turqia dëshiron që në këtë rajon të vendoset paqja dhe siguria në kuptim të plotë të fjalës.

Duke vënë në dukje se retorikat separatiste, të cilat bëhen nga Republika Serbe, që është njëra prej dy entiteteve përbërëse të Bosnje-Hercegovinës, janë shqetësuese, Kalin tha se këto retorika nuk shqetësojnë vetëm Turqinë, por edhe vendet tjera që duan paqe dhe stabilitet në rajon.

Kalin shpjegoi se boshnjakët kanë paguar kosto të lartë gjatë luftës dhe se struktura e formuar pas kësaj lufte nuk është e kënaqshme, ndërsa shtoi se kjo strukturë të paktën siguroi të drejtat kushtetuese dhe se ndonjë gjë tjetër jashtë kësaj do të hapte “Kutinë e Pandorës”.

Zëdhënësi i Presidencës turke i bëri një vlerësim edhe ndikimit të Rusisë në këtë rajon, ndërsa shtoi se Turqia këshilloi të gjithë miqtë, përfshirë edhe Rusinë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Aktualitet