Kina, partneri i dytë tregtar i Shqipërisë

Kina konsiderohet një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Shqipërisë.

Gjatë vitit 2017 ajo u rendit partneri i dytë, pas Italisë, duke zënë 6.8 % të vëllimit të import-eksporteve.

Sipas statistikave të INSTAT-t, eksportet shqiptare drejt Kinës u rritën thuajse me gati 1 miliard lekë në 2017-n, krahasuar me vitin paraardhës, duke kapur vlerën e 8.3 miliardë lekëve.

Por ndryshe nga eksportet, importet ranë me 2.6%. Për të gjithë vitin raporton INSTAT, importet, llogariten 49.4 miliard lekë. Në vit më parë (2016) ato ishin 50.8 miliard lekë.

Referuar strukturës së mallrave nga Kina importohen makineri, pajisje, pjesë këmbimi, materiale ndërtimi, metale, si dhe tekstile dhe këpucë. Ndërsa eksportohen kryesisht minerale.

Edhe sa i takon investimeve të ndërmarrjeve kineze në Shqipëri Kina është partnere kryesore.Investimet e kompanive kineze në vendin tonë në fund të vitit 2016 llogariten në afërsisht 760 milionë dollarë.

Bashkëpunimi ekonomik me përfitime të ndërsjella mes dy vendeve, ka nxitur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror mes dy vendeve.

Në nismën e Kinës ‘Një brez, një rrugë’, shumë ndërmarrje kineze po investojnë jashtë vendit dhe po marrin pjesë aktivisht në ndërtimin e ekonomive të vendeve përgjatë ‘Rrugës së Mëndafshit’.

Gjithashtu në Europën Qendrore dhe Lindore, mekanizmi ’16 +1′ ka përshpejtuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit me Kinën. ATA

Aktualitet

Archives