Erbaş: Në të gjitha xhamitë e Turqisë do të lexohet dua për ushtrinë turke

Erbaş me rastin e Operacionit Dega e Ullirit ka dërguar një mesazh te të gjithë zyret e myftive dhe personelit të Dijanetit, ku njoftoi se në të gjitha xhamitë e Turqisë do të bëhet dua për ushtrinë turke.

Kryetari i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbaş njofton se për rezultimin me fitore të Operacionit Dega e Ullirit në të gjitha xhamitë e Turqisë, pas namazit të jacisë dhe të sabahut do të bëhet dua dhe do të lexohet sureja el-Fet`h, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erbaş me rastin e Operacionit Dega e Ullirit ka dërguar një mesazh te të gjithë zyret e myftive dhe personelit të Dijanetit, ku njoftoi se në të gjitha xhamitë e Turqisë do të bëhet dua për ushtrinë turke.

“Për rezultimin me fitore të operacionit përtej kufijve në Afrin, të nisur nga forcat heronj të sigurisë kundër strukturave terroriste, të cilët kërcënojnë atdheun dhe qetësinë tonë, në të gjitha xhamitë sonte pas namazit të jacisë dhe nesër paz namazit të sabahut do të lexohet sureja el-Fet`h, dhe do të bëhet dua për ushtrinë dhe popullin tonë. Lus gjithë personelin që të realizojnë programin me fjalë”.

Aktualitet