Personalitete të Vatikanit dhe shtetit i dhanë lamtumirën Ipeshkvit të Sapës, Avgustinit

Dhjetra banorë te Vaut të Dejës dhe zonave përreth i kanë dhënë  lamtumirën  e fundit  Ipeshkvit të Dioqezës së Sapes Luçjano Avgustinit,  i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Krahas banorëve të zonës në ceremoninë e zhvilluar për nder të tij, morën pjesë edhe personalitete të larta të Vatikanit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani,  kryetari i opozitës Lulzim Basha si dhe deputetë të  tjerë të Kuvendit.

Ish-kryeministri Berisha e ka vlerësuar figurën e  Luçjano Avgustinit, duke e cilësuar vdekjen e tij si një humbje të madhe për komunitetin.

Berisha:Imzot Luçjano Avgustini ishte një atdhetar i flaktë. Dha kontribut të madh në ndërtimin e infastrukturës shpirtërore të kombit dhe në këtë Dioqezë që është një nga më të lashtat dhe më të njohurat të Kishës shqiptare dhe Kishës katolike botërore.

Klosi: Ishim këtu sëbashku me përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare për të dëshmuar edhe njëherë se toleranca fetare, vëllazëria fetare ne vendin tonë është nja nga ato ndjenjat dhe ndjesitë që ne në çdo moment duhet ta mbështesim.

Topalli: Ka ditur të fitojë dashurinë dhe respektin e qytetarëve dhe jo vetëm të besimit katolik, por të gjithë qytetarëve të Shkodrës.

Ipeshkvi Lucjano Avgustini, u nda nga jeta të dielën, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Bashkia e Vaut të Dejës e shpalli ditën e mërkurë dite zie, ndërsa për nder të tij u organizuan homazhe në katedralen Nënë Tereza në Vau Dejës.

Ai shërbente  prej disa vitesh  në rezidencën pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës.

Luçiano Avgustini, lindi me 23 gusht të vitit 1963 në Ferizaj të Kosovës. Pas ceremonisë, trupi i Ipeshkvit u vendos në Kripten e Katedrales “Nënë Tereza”.

Aktualitet

Archives