Shqipëria zgjidhet zv/presidente në tre agjenci të OKB

Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ambasadorja Besiana Kadare, u zgjodh zëvendës-presidente e Bordit Ekzekutiv të përbashkët të tre Agjencive të OKB-së: UNDP/UNFPA/UNOPS për vitin 2018.

Shqipëria zgjidhet zv/presidente e Bordit Ekzekutiv të përbashkët të UNDP/UNFPA/UNOPS për vitin 2018.

Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ambasadorja Besiana Kadare, u zgjodh zëvendës-presidente e Bordit Ekzekutiv të përbashkët të tre Agjencive te OKB-së: Programit të Zhvillimit (United Nations Development Programme-UNDP), Fondit të Popullatës (United Nations Population Fund-UNFPA) dhe Zyrës për Projekte Shërbimesh (United Nations Office for Project Services-UNOPS).

Zgjedhja në këtë organ të rëndësishëm që monitoron zbatimin e programeve dhe planit strategjik të këtyre agjencive të OKB-së, dëshmon angazhimin e vendit për të luajtur një rol sa më aktiv në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, veçanërisht në kuadrin e zbatimit të Agjendës 2030 dhe arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Mandati i Shqipërisë përkon me fillimin e zbatimit të planeve strategjike për katërvjeçarin 2018-2021 të UNDP/UNFPA/UNOPS. Shqipëria do të japë kontributin e saj në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, qeverisjes demokratike, barazisë gjinore dhe përballjes me ndryshimet klimatike. (ATSH)

Aktualitet

Archives