Kuvendi i Shqiperise nis sot punimet për vitin 2018. Rendi i dites!

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruci, Kryeministri, Edi Rama, deputeti, Flamur Noka, gjate nje seance parlamentare e cila eshte nderprere pasi Noka dhe deputete te tjere te PD kane bllokuar foltoren e Kuvendit. Pas kesaj Ruci ka perjashtuar Flamur Noken nga seanca dhe e ka nderprere punimet e Parlamentit./r/n/r/nAlbania's Speaker of Parliament Gramoz Ruci, Albania's Prime Minister Edi Rama, lawmaker Flamur Noka during a parliamentary session that has been interrupted after Noka and other DP lawmakers have blocked the session. After that, Ruci exempted lawmaker Noka from the session and terminated the proceedings of Parliament.

Kuvendi do të çelë sot punimet e sesionit të dytë parlamentar.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit bëhet e ditur se “në mbështetje të nenit 74, pika 1 të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit ditën e hënë me datë 15 janar 2018, në orën 17:00, Kuvendi do të çelë punimet e sesionit të dytë parlamentar sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi”.

Një ditë më parë në konferencën e Kryetarëve Partia Demokratike kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Në punimet të ditë së hënë në rend të ditës janë këto pika:

1. Hapja e Sesionit të II – të të Legjislaturës së IX –të të Kuvendit të Shqipërisë.

2. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare, datë 14.12.2017 dhe 18.12.2017 (neni 44, pika 2 e Rregullores)

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

4. Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 15 janar – 23 shkurt 2018. (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2018. (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

6. Paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017. (neni 103, pika 1 e Rregullores)

O.news

Aktualitet

Archives