Shperthim ekspolizivi ne Shkoder…

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Rus” të Shkodrës. Nga shpërthimi dyshohet se kanë mbetur të plagosur tre persona.

Burime nga Polica bëjnë të ditur se eksplozivi i është vendosur një motoçiklete të parkuar në një rrugicë në lagjen “Rus” të qytetit.

Nga shpërthimi i tritolit është dëmtuar edhe një makinë (fuoristrada e bardhë që shikoni në foto), e cila ka qenë e parkuar aty pranë.

Policia konfirmon gjithashtu se 3 persona janë lënduar nga shpërthimi i fuqishëm. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Po kështu ka edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Nuk ka ende informacion se kush ka qenë shënjestra e atentatit.

Policia ndodhet në vendngjarje. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve dhe rrethanat e ngjarjes./abcnews.al

Aktualitet

Archives