Shpërthim në HEC-in e Gjegjanit-Pukë, dy persona me maska lidhën rojen

Një shpërthim ka ndodhur në HEC-in e Gjegjanit në Pukë. Ngjarja është regjisturar pas mesnate dhe shkak i shpërthimit dyshohet të jenë konfliktet e banorëve për ujin.

Sipas policisë së Pukës, në vendin e ngjarjes është gjetur i lidhur roja i HEC-it, i cili ka deklaruar se dy persona me maska e kanë lidhur në një largësi prej 500 metër nga HEC-i.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

HEC-i Gjegjanit ishte jashtë funksionit pasi nuk kishte ujë.

Drejt Pukës është nisur edhe një grup i ekspertëve nga Shkodra dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Aktualitet

Archives