Kreu i Antimafias italiane nis vizitën në Tiranë

Kreu i Agjencisë së Antimafias Italiane, Raffaele Cantone do të nis sot një vizitë dy ditore në Tiranë.

Fillimisht, Cantone do të takoj ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Cantone po ashtu do të zhvillojë një takim me ministrin e Brendshme, Fatmir Xhafaj dhe me kryeministrin Edi Rama.

Vizita vjen në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorin e drejtësisë dhe në sistemin gjyqësorë, në vijim të rrugës së Shqipërisë për integrimin në BE.

Misioni i Presidentit të Agjencisë së antimafias, vjen edhe në kuadër të workshopit të zhvilluar anë Triestë në sajë të procesit të Berlinit, në të cilin Shqipëria është tejet e angazhuar.

Raffaele Cantone është në pozicionin e Presidentit të Agjencisë Kombëtare të Antimafias Italiane që prej 27-marsit 2014. Ai ka nisur karrierën e tij në drejtësinë Italiane që prej vitit 1991. Ai ka profil gjyqtari, teksa ka punuar edhe si prokuror në Napoli, ku për herë të parë u bë pjesë edhe e trupit të antimafias të qytetit të Vezuvit. ATA

Aktualitet

Archives