Presidenti Meta vlerëson me “Nderi i Kombit” dy mjeshtrit e valles popullore

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me dekoratën “Nderi i Kombit” valltarët shqiptarë Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku. Kreu i shtetit i konsideroi ata ambasadorë të kulturës shqiptare, të cilët kanë përfaqësuar denjësisht vlerat e trashëgimisë sonë në skenat brenda vendit por edhe në mbarë botën.

Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku, i kushtuan një jetë valleve shqiptare. I interpretuan ato me mjeshtëri në çdo skenë anë e mbanë botës dhë rrëmbyen duartrokitjet e shqiptarëve e dashamirësve të artit. Dy artistët e njohur të kulturës shqiptare u vlerësuan të hënën me dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti Ilir Meta për pasionin, përkushtimin por edhe përfaqësimin dinjitoz të vlerave të trashëgimisë kulturore.

Kreu i shtetit i konsideroi artistët si ambasadorë të kulturës shqiptare

 

Aktualitet

Archives