Veliaj i “dërgon” zarfin me 1 mijë lekë Presidentit!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paraqiti live në studion e gazetares Ilva Tare një zarf me një 1 mijë lekësh të vjetër për t’ia “dhuruar” Presidentit të Republikës.

Kjo është shuma në fakt që presidenti ka kërkuar në Gjykatë si dëmshpërblim ndaj akuzave.

Tare:  Çfarë keni aty?

Veliaj: Kam një zarf që është në nderin e tij. Kushton 1 mijë lekë. Ja ku është 1 mijë lekëshi.

 Tare: Të dënoheni në gjykatë dhe të humbisni dhe mandatin.

Veliaj: Nesër Presidenti do ta ketë 1 mijë lekëshin me zarf rekomande. Tani që u lamë dhe nderi i tij u kompensua, a mund të fokusohemi tek gjërat më serioze?

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, ishte i ftuar sonte në emisionin Tonight Ilva Tare ku foli për problematikat dhe projektet në vijim të Bashkisë së Tiranës.

Aktualitet

Archives