Gjermani, xhamia qendrore në Këln tërheq vëmendjen e vizitorëve

Xhamia qendrore e Këlnit në Gjermani e ndërtuar nga Bashkësia Islame Turke për Çështjet Fetare (DITIB) me arkitekturën e saj moderne tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamia vizitohet nga muslimanë të Gjermanisë dhe shteteve të tjera të Evropës, grupe shkollore dhe turistë që e vizitojnë Këlnin.

Gjithashtu vizitorët informohen lidhur me xhaminë nga telogë ekspertë.

Xhamia, e cila tani bën pjesë në mesin e simboleve të qytetit të Këlnit, një nga qytetet më të vjetra të Evropës, ka shfaqur një interesim të madh nga muslimanët e të gjitha vendeve të Evropës. Ajo sidomos po mbushet në kohët e namazeve të Bajramit dhe të xhumave.

Kryetari i Përgjithshëm i DITIB, Prof. Dr. Nevzat Yaşar Aşıkoğlu bëri të ditur se kjo xhami, që nga hapja e saj më 9 qershor, është vizituar nga më shumë se 10 mijë persona.

Ai bëri të ditur se vizitorët ndahen të kënaqur nga vizita e tyre. “Edhe muslimanët por edhe vizitorët e feve të tjera thonë se janë të impresionuar më shumë nga dekorimet e brendshme të xhamisë”, tha Aşıkoğlu.


Aktualitet