Presidenti Erdogan në ShBA për nënshkrimin e marrëveshjeve për investime

Presidenti Erdogan në ShBA për nënshkrimin e marrëveshjeve për investimeErdogan gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbaj një mbledhje me udhëheqësit e lartë të 25 kompanive.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Rercep Tayyip Erdoğan) gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbaj një mbledhje me udhëheqësit e lartë të 25 kompanive prej të cilëve do të marr premtimin për investime në vlerë 1 miliardë dollarë.

Agjencia për Mbështetje dhe Promovimin e Investimeve pranë Kryeministrisë (TYDTA), Këshilli për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK) dhe Këshilli i Biznesit Turko-Amerikan (TAIK) në kuadër të vizitës në ShBA që do të realizohet mes datave 29 mars-2 prill do të organizoj forume të biznesit ku do të marr pjesë edhe Presidenti Erdoan.

Vizita e Presidentit Erdoan do të ketë pasqyrim të rëndësishëm nga aspekti i interesimit të investitorëve amerikan ndaj Turqisë.

Politika efikase dhe e vendosur, e ndjekur në 13 vitet e fundit nga ana e Turqisë, bëri që të rriten edhe investime të drejtpërdrejta ndërkombëtare.

Në mbledhjet që do ti ketë Presidenti me udhëheqësit dhe CEO-të e kompanive të mëdha ndërkombëtare do të shfaqet edhe përkrahja që i jep Turqia investitorëve ndërkombëtar.

Kompanitë amerikane kanë shfaqur interesim të madh për tu takuar me Presidentin Erdoan.

Këto kompani kanë kontakte intensive me kompanitë turke për projekte të investimit në Turqi, posaçërisht në sektorët e energjisë, aviacionit, ushqimit, informatikës, financave, shëndetësisë dhe makinerisë.

Presidenti Erdoan në kuadër të kësaj vizite do të marr pjesë në Samitin e Sigurisë Nukleare, ndërkaq do të ketë takime edhe në këtë fushë.

Aktualitet

Archives