PD dhe LSI bashkohen për buxhetin e Shkodrës

PD dhe LSI bashkuan votat edhe në Shkodër duke kaluar me 31 të tilla, buxhetin e vitit 2018-të, ndërsa socialistët votuan kundër në këshillin bashkiak.

Mbledhja maratonë që zgjati 6 orë, i ndezi dritën jeshile buxhetit që ka një rritje prej 10% krahasuar me vitin që po lëmë, duke shkuar në total në 2 miliard e 700 milione e 732 mije lek të reja.

678 milionë lek i siguron nga te adhurat e veta (taksa dhe tarifa) dhe mbi 36 milione lek te trashëguara, ndersa pjesa tjeter nga buxheti i shtetit.

Një nga pikat e kritikuara, mbetet realizimi i investimeve në masën 41%, për të cilën kryebashkiakja Ademi e ka një përgjigje.

Por këshilltarët bashkiakë kanë kritika për punën e Bashkisë dhe prandaj i bën skeptik ajo çfarë prezanton sot administrata në buxhetin e ri.

Debate në mbledhjen e Këshillit te Bashkise Shkoder pati në veçanti për financimin prej 550 milione leke qe jane planifikuar për klubin e futbollit Vllaznia.

Por Bashkia është e vendosur ta financojë skuadrën deri në prill të 2018, kohë kur parashikon të nisë procedurën e privatizimit.

Aktualitet

Archives