Vota e Shqipërisë në OKB, reflekton pozicionin e saj të pandryshuar për çështjen e Palestinës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas votës në OKB pro rezolutës që dënonte vendimin e SHBA për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit.

Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet një deklarate për shtyp thekson se vota e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë çështje.

“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e MEPJ.

Ata

Aktualitet

Archives