Guvernatori Sejko deklarohet optimist për të ardhmen e ekonomisë shqiptare

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se këshilli mbikqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare vijon të mbetet i përshtatshëm.

“Politika jonë monetare jetësuese ka ulur kostot e financimit të sektorit privat, ka nxitur rritjen e kreditimit në lek dhe ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes financiare të huamarrësve në sitemin financiar”.

Tregjet financiare janë karakterizuar nga një ecuri relativisht e qetë gjatë dy muajve të fundit. Ecuri kjo me norma të ulta interesi, me prime të kontrolluara rreziku dhe me një tendencë stabilizimi të kursit të këmbimit.

“Megjithatë, rritja e kredisë për ekonominë vazhdon të mbetet e zbehtë duke shënuar vlerën e 3.5% në muajin tetor. Zgjerimi i portofolit të kredisë vazhdon të mbetet në rritje vjetore në nivelin 9.3%”.

Aktiviteti ekonomik i vendit ka vijuar të shënojë rritje. Papunësia është ulur në nivelin 13 . 6 përqind në tre mujorin e tretë të këtij viti, është ulur rrisku i kredive të këqia ndërsa shkëmbimet tregëtare kanë shënuar rritje. Guvernatori Sejko shprehet optimist për të ardhmen e ekonomisë shqiptare.

“Projeksionet tona për të ardhmen flasin për një përmirësim të mëtejshëm të aktivitetit ekonomik në horizontin afatmesëm. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit dhe pritet të sjellë një rritje më të shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit”.

Aktualitet

Archives