Obeziteti është ngjitës si një infeksion, bakteret mund të “hidhen” nga një person te tjetri

Pjesa më e madhe e jona thonë se obeziteti është pasojë e ngrënies së tepërt, mungesës së aktivitetit fizik dhe prej një kombinimi genesh. Por mund të mos jetë saktësisht kështu.

Një studim i ri thotë se mikrobet e organizmit tonë ndikojnë në mënyrën se si shtojmë peshë dhe mund të “transmetohen” nga një person tek tjetri, gjë që do e bënte obezitetin një sëmundje ngjitëse, njëlloj si infeksionet e tjera.

Për herë të parë shkencëtarët e Wellcome Trust Sanger, në Britaninë e Madhe, kanë zbuluar se 1/3 e baktereve të organizmit të njeriut, mund të mbijetojnë në ajër të hapur.

Kjo nuk do të thotë se nëse një person obezë teshtin drejt jush, ju do të shëndosheni, thonë studiuesit, në botimin e bërë publik në revistën “Nature”, shkruan noa.al.

Duke u bazuar edhe në studime të mëparshme, studiuesit thonë se konfirmohet një lidhje mes baktereve të një personi dhe peshës së tij dhe se nëse këto baktere mund të jetojnë jashtë trupit të njeriut, siç tregojnë të dhënat e reja, atëherë mund të ndikojnë tek familjarët, miqtë apo të afërmit e tij më të ngushtë.

Aktualitet

Archives