Albin Kurti e Donika Kadaj mbeten në paraburgim

Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi do të vazhdojnë të jenë në paraburgim, pasi gjykata refuzoi kërkesën për lirimin e tyre nga kjo masë.

Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi mbeten në paraburgim, pasi gjykata refuzoi kërkesën për lirimin e tyre nga kjo masë.

Prokurori nuk e kundërshtoi kërkesën për lirim të të dy të akuzuarve, duke ia lënë këtë çështje në “dorë” gjykatës.

Trupi gjykues u tërhoq pastaj për të vendosur rreth kërkesave për lirim të Kurtit e Kadaj-Bujupit, ndërsa pas kthimit në sallë vendosi ta refuzojë kërkesën.

“Refuzohen propozimet e mbrojtësve të të akuzuarve për ndërprerjen e masës së paraburgimit, sepse ende ekzistojnë arsyet e caktimit të masës së paraburgimit”, tha kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra.

Ky trup edhe në seancën e kaluar kishte refuzuar lirimin nga paraburgimi të Kurtit e Kadaj-Bujupit

Aktualitet